Të shtunën në mbahet maratona e Prishtinës, marrin pjesë mbi 500 garues

Sporti

Të shtunën në mbahet maratona e Prishtinës, marrin pjesë mbi 500 garues

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 13:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Këshilli Organizues i Maratonës “Prishtina 2022” ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me përgatitjet për mbajtjen e maratonës.

Kryetari i Federatës së Atletikës Halil Sylejmani, ka thënë që kjo maratonë është ngjarja më e madhe nga sporti në Kosovë.

Sipas tij, maratona do të mbahet me 25 shtator duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit ku do të marrin pjesë mbi 500 garues.

“Ne kemi filluar që nga viti 2021 maratona e parë ndërkombëtare, e cila ka qenë gjysmë maratonë, viti 2020 ka dështuat për shkak të pandemisë. Maratona në Prishtinë organizohet nga Federata Atletikës e Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, përkatësisht Ministria për Kultur Rini dhe Sport”.

“Kjo është ngjarja më e madhe nga sporti në Kosovë. Kjo garë startin e ka te Teatri Kombëtar, ne kemi bërë të pamundurën ta organizojmë këtë garë për të treguar që në Kosovë organizohen edhe ngjarje të mëdha”, tha Syjlemani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat