Sportistja iraniane shfaqet pa shami në kokë…

Sporti

Sportistja iraniane shfaqet pa shami në kokë…

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 12:21
Sportistja iraniane shfaqet pa shami në kokë…

Shahistja iraniane Sara Khadem ka marrë pjesë në një turne ndërkombëtar pa shami sipas mediave të lajmeve “Khabarvarzeshi” dhe “Etemad”. 

Ato kanë publikuar foto të Sarës teksa po konkurronte në Kampionatin Botëror të Shahut të Shpejtë dhe Blitz FIDE në Almaty, Kazakistan, pa shaminë e detyrueshme mbi kokë, sipas kodeve strikte të veshjes të Iranit.

Ende nuk ka reagime nga qeveria apo nga vetë sportistja.

Rikujtojmë që Irani është përfshirë nga demonstratat kundër udhëheqjes klerikale të vendit që nga mesi i shtatorit, kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgimin e policisë që e ndaloi për “veshje të papërshtatshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat