Basketbolli dhe volejbolli, bindshëm para hendbollit në Kosovë! 

Sporti

Basketbolli dhe volejbolli, bindshëm para hendbollit në Kosovë! 

Nga: K. Goca Më: 9 qershor 2023 Në ora: 11:51
Shikueshmëria në basketboll

Mbështetja nëpërmjet sponsorizimit në sport, për vitin 2022!

Nuk është risi kjo listë që do ta paraqesim por është një tregues për sportet kolektive, cilat janë më të organizuara, që kanë programe konkrete dhe që po synojnë të rrisin nivelin dhe të ardhura financiare.

Basketbolli, përveç që ka shikueshmëri rekorde, klubet kanë të ardhura rekorde për dallim nga hendbolli, që dikur ishte krenari ndërsa sot është sporti më pak të ardhura vjetore.

Dikur hendbolli ka qenë bindshëm para basketbollit, por sot është e kundërta. 

Basketbolli është bërë sport i dashur ndër tifozë, që palestra nuk kanë as vende për të gjithë, befasia më e këndshme është edhe volejbolli që ka rritur shikueshmërinë.  

Volejbolli me një organizim dhe angazhim, me disa kuadro prijnë bindshëm edhe financiarisht para hendbollit, me mbi 370 mijë euro! 

Volejbollit e ka zvogëluar ligën, kjo ka shërbye për të mirë, në rritje edhe të shikueshmërisë.

Hendbolli ka vepruar ndryshe, me këtë Bord të famshëm, që në vend të strategjisë së zhvillimit të hendbollit, ata brenda natës vendosin dhe zgjerojnë ligën për interesa të dikujt, duke shkaktuar zemërim edhe tek vet ky komunitet.

Lista 
Mbështetja nëpërmjet sponsorizimit në sport, për vitin 2022!

Futbolli 3.597.245 euro
Basketbolli 3.271,893 euro 
Volejbolli 481.350
Autosporte 294.450
Xhudo 244.000
Komiteti Olimpik 220.000
Hendbolli 204.200

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat