Ismet Krasniqi: Profesori Fehmiu dha kontribut të madh edhe për lëvizjen olimpike 

Sporti

Ismet Krasniqi: Profesori Fehmiu dha kontribut të madh edhe për lëvizjen olimpike 

Nga: K.G. Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:05
Prof, Arsim Fehmiu

Ikja në amshim e prof. Arsim Fehmiut, është një humbje e madhe për sportin dhe Kosovën.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se ndarja e prof..Fehmiut nga jeta do të lë një boshllëk të madh tek brezat e tij.   

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej kontribuesve më të mëdhenj të sportit, Arsim Fehmiu. 

Arsimi ishte një prej themeluesve të Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë, derisa ka dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e sporteve të futbollit, basketbollit, hendbollit e volejbollit në këtë fakultet, por edhe të sporteve tjera individuale.

Profesori Fehmiu dha kontribut të madh edhe për lëvizjen olimpike, duke kontribuar para dhe pas luftës, derisa KOK e kishte nderuar para disa vitesh me çmim për kontributin e dhënë në sport.

Si trajner i futbollit, Fehmiu kishte punuar në klubin e njohur nga Kroacia, Rijeka. Kishte udhëhequr edhe juniorët e shtetit të dikurshëm federativ, Jugosllavisë. Ai ishte i angazhuar edhe në Kosovë, në pozita e periudha të ndryshme.

Ndarja e tij nga jeta do të lë një boshllëk të madh tek brezat e tij, të cilëve do t’iu mungojnë këshillat përmajtësore të profesor Fehmiut.

Në emër të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella, familjes së tij dhe miqëve të shumtë”, ka shprehur ngushëllime Ismet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat