Lista interesante dhe 20 përqindshi për paga nëpër federatat sportive në Kosovë

Sporti

Lista interesante dhe 20 përqindshi për paga nëpër federatat sportive në Kosovë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 gusht 2023 Në ora: 15:12
Lista

Sot po e paraqesim vlerën e memorandumeve bazë për federatat sportive në vitin 2023.

Federata e Xhudos e Kosovës 260.000, nga kjo shumë 52 mijë euro ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre.

Federata e Hendbollit e Kosovës merr 210.860 euro, mbi 42 mijë euro nga kjo shumë ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre.

Image

Lista

Federata e Volejbollit e Kosovës merr 210.288 mbi 42 mijë euro nga kjo shumë ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre.

Federata e Basketbollit e Kosovës 208.598 euro, rreth 42 mijë euro nga kjo shumë ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre.

Federata e Boksit e Kosovës 185.354 euro, nga kjo shumë 37 mijë euro ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre.

Sporti Shkollor 119,736 euro, nga kjo shumë mbi 23 mijë euro ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre
Lista është e Ministrisë dhe shihet qartë sa merr një federatë brenda një viti. 

Nëse një federatë i merr 210 mijë euro për një vit nga MKRS, 20 për qind ndahen për paga të punësuarve në federatë dhe për shërbime, siç është letra.

“E vërtetë është që 20 për qind ndahet për paga, pra për të punësuarit në administratë të Federatës. 80 për qind shkon për projekte – aktivitete sportive ”, tha një zyrtar i lartë i një Federate sportive për gazetën “Bota sot” .  

Për shembull hendbolli e ka 20 për qindshin për paga nga MKRS, mbi  42 mijë euro, po ashtu basketbolli rreth 42 mijë, volejbolli mbi 42 mijë, boksi 37 mijë etj.

Basketbolli ka mbi 13 të punësuar në federatë, hendbolli ka deklaruar 12, volejbolli ka vetëm 2, boksi 1, ndonjëherë edhe 2 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat