Çka po ndodhë në sportin e Kosovës, pikë e pesë?

Sporti

Çka po ndodhë në sportin e Kosovës, pikë e pesë?

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 5 shtator 2023 Në ora: 12:09
Logo e Federatës së Karatesë së Kosovës

Sporti i Kosovës ka kalua në periudha të vështira të zhvillimit në etapa të ndryshme. 

Sporti çdo herë ka qenë dhe duhet të mbetet unifikues i të gjithë sportistëve për arritje kulmore të rezultateve në vend dhe në arenën ndërkombëtare. 

Por, një dukuri është shqetësuese është duke u shfaqur.

Image

Gani Kosumi

Fjala është për ndasitë që po bëhen në federata. 

Kjo e fundit që po ndodhë ndarja në dysh të klubeve dhe drejtuesve të tyre çon në humnerë dhe do të rrënohet çdo gjë që është arritur në këtë sport mjaft i pëlqyeshëm tek të rinjtë. 

Sukseset e Afrim Latifit, kampionit absolut të Evropës në karate, Fehmi Mahalla, kampion evropian, Herolind Nishevcit, fitues i medaljes së bronztë të botës, Elhami Shabani, fitues i medaljes së bronztë në evropian dhe karateistëve të tjerë, janë dëshmi se me një përkushtim më të madh mund të fitohen medalje në nivele më të larta evropiane dhe botërore. 

Për të pasur një pikë shtesë që në këtë drejtim duhet bashkuar të gjithë për t'ia arritur këtij qëllimi. 

Në këtë drejtim KOK, MKRS dhe organet e tjera të sportit duhet ndërmarrin masa që kjo dukuri që e dëmton sportin dhe sportistët të mënjanohet.

Kohë më parë ngjashëm ka ndodhur edhe në federatat e tjera si në basketboll, në not apo në ndonjë federatë tjetër, por pas humbjes së kohës kot dhe mospranimit të titujve më pastaj janë përafrua dhe është vazhdua me rezultate dhe organizime të duhura.

Urojmë që sa më parë të jemi të bashkuar për arritje në sportin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat