​Detaje për Maratonën e nesërme të Prishtinës

Sporti

​Detaje për Maratonën e nesërme të Prishtinës

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Nesër në kryeqytet mbahet Maratona “Prishtina 2023”.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, nisja do të bëhet nga ora 9:00 para Teatrit Kombëtar, sheshi "Skënderbeu".

Kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani i Federatës së Atletikës e Kosovës (FAK), ditë më parë tha se organizimi i kësaj maratone ka filluar para 22 vitesh dhe nuk është ndalur deri më sot, pasi që e ka bërë punën e vetë, e jo vetëm në Kosovë.

Nga kjo maratonë do të ketë shpërblime edhe për atletët që zënë tetë vendet e para, ku shpërblimet do të jenë njëjtë sikurse për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Shpërblimet për vrapimin Maratonë (42.195 kilometra) te meshkujt dhe femrat: Vendi i parë (1 mijë euro), vendi i dytë (700 euro), vendi i tretë (400 euro), vendi i katërt (200 euro), vendi i pestë (150 euro), vendi i gjashtë (100 euro), vendi i shtatë (70 euro) dhe vendi i tetë (50 euro).

Shpërblimet për vrapimin Gjysmë Maratonë (21.0975 kilometra): Vendi i parë (250 euro), vendi i dytë (200 euro), vendi i tretë (150 euro), vendi i katërt (100 euro) dhe vendi i pestë (50 euro). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat