Ky është roli i Kushtrim Krasniqit

Sporti

Ky është roli i Kushtrim Krasniqit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:43
Kushtrim Krasniqi

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024 – 2026, ku sërish anëtarët e KOK-ut janë përfshirë në komisione.

Krahas sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, që është emëruar anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim, Kushtrim Krasniqi, është emëruar anëtar i komisionit për komunikim dhe marketing.

Krasniqi është anëtar edhe i komisionit për komunikim dhe marketing në Komitetin Olimpik të Evropës (EOC).

Falë mbështetjes së presidentit Ismet Krasniqi, sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti dhe Bordit Ekzekutiv, stafi i KOK-ut, krahas ICMG-së ndodhet edhe në komisionet e EOC-ut dhe organizatave tjera si ENGSO dhe FICTS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat