Lis Makolli, një emër që premton

Sporti

Lis Makolli, një emër që premton

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 12:31
Lis Makolli

Sportet luftarake po sjellin rezultate të lakmueshme nga garat ndërkombëtare.

Ndër sportet që po sjellin rezultate të lakmueshme është edhe karateja kur dihet se gjatë këtij viti fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror (femrat).

Një emër që po vjen është edhe njomaku Lis Makolli. 

Image

Lisi është pjesë e klubit ndër më të organizuar në Kosovë, Dardania e Prishtinës.

Lisi punon pareshtur në përvetësimin e teknikave. 

Fjalë të mira për të ka edhe trajneri i tij, Shumzim Krasniqi.

Lisi është një emër që premton. Nuk ka më shumë se 11 vjeç. 

Ushtron me fanatizëm dhe mëson elemente më bashkëkohore të karatesë nga trajneri i shquar Shumzim Krasniqi.

Klubi Dardania ka shumë të rinj dhe të reja që pritet të arrijnë rezultate sa më mira në vitin 2024.

Lisi ka brezin e kaltër, ndërsa synimet e tij janë që një ditë të bëhet kampion i Kosovës dhe të arrijë në piedestalin ndërkombëtar.

Ai synon që të shkojë rrugës së emrave të mëdhenj të karatesë, Enver Idrizi, Afrim Latifi, Fehmi Mahalla etj. 

Ai është i kënaqur me atmosferën dhe me pretendimet që në vitin 2024 do të arrijë suksese në garat për pionier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat