Në Prishtinë filloi Turneu Ndërkombëtar në shahun rapid

Sporti

Në Prishtinë filloi Turneu Ndërkombëtar në shahun rapid

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 3 mars 2024 Në ora: 14:00
Pamje nga gara

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, mb ështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Isbank Kosova në ambientet e Kolegjit AAB ka fillua Turneu Ndërkombëtar në shahun rapid

"Kupa Adem Jashari 2024". Garat po zhvillohen në shahun rapid, me 9 xhiro 13 minuta + 5 sekonda sipas rregullave të FIDE-së. Po marrin pjesë 205 shahistë nga Kosova dhe rajoni.

Turneu filloi me intonimin e hymnit të Kosovës.

Në hapjen solemne të këtij turneu folën, Bekim Jashari, në emër të familjes Jashari, Agim Shemshiu, nënkryetar i Fedaratës së Shahut të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Pireva, dekan i FKFS në Kolegjin AAB dhe Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës i cili e shpalli të hapur këtë turne.

Për rregullat e shahut në këtë turne i njohu gjyqtari ndërkombëtar, Burhan Misini.

Para fillimit të këtij turneu, kryetari Armend Budima nderoi me medalje dhe plaketa, Bekim Jasharin, Fatmir Pirevën, Adnan Ajrulla, Haraland Boshkun post mortum, i cili vdiç në një turne kushtusr Adem Jasharit dhe Gani Kosumin.

Lëvizjen e parë në këtë turne e bënë, Bekim Jashari dhe Armend Budima.

Fondi shpërblyes në këtë turne ishe 2580 euro.

Gjyqtarë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Fatmir Gërguri, Osman Musa, Nita Saraçi, Albert Zenuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat