McGregor: Gruaja s’ka për ta njohur Alvarez pas duelit

Sporti

McGregor: Gruaja s’ka për ta njohur Alvarez pas duelit

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 22:03
ilustrim

Pas 10 ditësh do të zhvillohet mbrëmja e madhe e UFC-205, në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, aty ku ky sport rikthehet pas 20 vitesh. Sfida kryesore e mbërmjes është ajo mes irlandezit Conor McGregor dhe amerikanit Eddie Alvarez, dy sportistë që nuk e respektojnë shumë njëri-tjetrin, ndaj dhe polemikat mes tyre ditët e fundit kanë qenë të shumta. Ai që ka folur sot është irlandezi McGregor, që ka thumbuar rivalin: “Alvarez mendon se kjo sfidë është një lojë, nuk e ka kuptuar se ky është realiteti. Unë kur hyj në oktagon nuk shoh më përreth, por vetëm për të mundur atë që kam përpara. Ndaj mezi pres të përballem dhe mund Alvarez”.

Më tej, kampioni irlandez i Arteve Marciale Mikse shprehet se nuk do të ketë rivalitet, pasi do ta mposhtë shumë kollaj rivalin amerikan dhe do t’i marrë titullin kampion. “Do ta detyroj të marrë mbrapsht çdo fjalë që ka thënë kundër meje. Do ta vras keq, do ta bëjë copa-copa, ju betohem në emër të Zotit. Unë ju garantoj se njerëzit do të shohin diçka që nuk e kanë parë kurrë më parë. Do t’ia shkatërroj fytyrën, aq sa edhe gruaja e tij të mos e njohë pas duelit. Do të shokoheni nga ajo që do të ndodhë në kafaz gjatë këtij duel. kaq ju them”, u shpreh Conor McGregor, ikona e UFC-së, që në rast se e fiton këtë duel bëhet sportisti i parë që mban titullin kampion në dy pesha të ndryshme./telesport

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat