NHL, Toronto mposht 6-5 Boston Bruins

Sporti

NHL, Toronto mposht 6-5 Boston Bruins

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 13:57
ilustrim

Boston Bruins ju afrua shumë një fitoreje me përmbysje ndaj Torontos, duke barazuar një disavantazh prej 3 golash në ligën amerikane të hokejit në akull, por një gol i James Van Riemsdyk 1 minutë e 36 sekonda nga fundi i dha fitoren ekipit kanadez me rezultatin 6-5 pas një ndeshe spektakolare. Dy skuadrat rivale në Divizionin e Atlantikut u përballën në “TD Garden” dhe vendasit e nisën shumë mirë sfidën duke marrë kryesimin me golin e David Pastrnak, megjithatë para fundit të periodës ishte Nylander që barazoi për Maple Leafs. Në periodën e dytë, Toronto mundi të bënte diferencën me Van Riemsdyk që fillimisht i dha epërsinë të tijve me golin e 2-1, ndërsa më pas Nylander me dy gola të tjerë coi rezultatin në 4-1 për kanadezët.

Pastrnak sërish shkurtoi diferencën në 4-2, ndërsa Torey Krug coi shifrat deri në 4-3 para fundit të periodës. Në pjesën e tretë Boston i shtyrë dhe nga pubilku barazoi me golin e Spooner, por Brown riktheu sërish përpara Toronton me golin e 5-4. Entuziasmi i publikut u rikthye sërish kur Bergeron shënoi golin e 5-5, por Bruins nuk mundën dot të fitonin me Van Riemsdyk që i dha fitoren Maple Leafs me golin e 6-5. Pas kësaj ndeshje Toronto afrohet dhe më tepër pas Bostonit në renditje, në garë për vendin e 3-të në Divizionin e Atlantikut, që të kualifikon në play off.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat