Takim KOKSH-KOK, në prag të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018

Sporti

Takim KOKSH-KOK, në prag të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:00
Ilustrim

Në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm me Komitetin Olimpik Shqiptar (KOKSH), presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Ramadan Selimi, vizituan KOKSH-shin, ku u pritën ngrohtësisht nga sekretari i përgjithshëm, Stavri Bello dhe drejtori për projekte, Kliton Muça.

Takimi ishte shumë miqësor, ku u bisedua për aktivitetet që zhvillohen nga të dyja Komitetet Olimpike, në veçanti rreth përgatitjeve para pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, ku Kosova do të marrë pjesë për herë të parë.

Po ashtu, u bisedua edhe për Kursin e Avancuar për Administratorë të Sportit (ASMC), Moduli 1.Presidenti Hasani vlerësoi lartë takimin dhe informacionet e hollësishme të marra nga Stavri Bello, i cili edhe për një mandat është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat