Ylli i Man United e festoi ditëlindjen, por ia “prishi” kuzhinieri!

Sporti

Ylli i Man United e festoi ditëlindjen, por ia “prishi” kuzhinieri!

Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:48

Ylli i Manchester United, Eric Bailly e ka festuar datëlindjen e tij të 24-të dje. Por, një veprim i kuzhinierit e ka prishur paksa rrjedhën e ditëlindjes.

Kuzhinieri zyrtar i Manchester United e ka gabuar moshën e Baillyt pasi që në tortë kishte vënë numrin 30 që specifikon moshën e personit.

Megjithatë, Bailly e ka marrë me sportivitet gabimin e kuzhinierit.

“Faleminderit kuzhinierit tonë për këtë dhuratë të mrekullueshme. Një tortë e nivelit të lartë. Edhe pse unë sot po bëhem 24 vjeç e jo 30” ka shkruar Bailly.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat