Ministri Gashi firmos tri marrëveshje në Suharekë

Sporti

Ministri Gashi firmos tri marrëveshje në Suharekë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:44
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton sot komunën e Suharekës, ku në orën 14:00 do të takohet me kryetarin Bali Muharremaj në objektin e Komunës.

Me këtë rast, do të nënshkruhen tri memorandume bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komunës së Suharekës: Memorandumi për ndërtimin e stadiumit në fshatin Studençan, ai për përfundimin e fazës finale të stadiumit të qytetit si dhe për kullën e Familjes Tafollaj në fshatin Çadrak të Suharekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat