Ndeshja finale u ndërpre më shumë se 40 minuta, një finale për t’u harruar, Trepça fiton Superkupën

Basketboll

Ndeshja finale u ndërpre më shumë se 40 minuta, një finale për t’u harruar, Trepça fiton Superkupën

Nga: K. Goca Më: 17 shtator 2023 Në ora: 20:03
Pamje nga palestra

Një finale për t’u harruar dhe që u ndërpre 59 sekonda pa përfunduar pjesa e parë, ku ndërprerja zgjati më shumë se 40 minuta.

Një finale, për nga cilësia nën mesatare, Trepça ka shënuar fitore me rezultat 78:76 ndaj Pejës.

Finalja u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Pas ndërprerjes së ndeshjes tifozët kanë vazhduar me fyerjet dhe hedhjet e gjësendeve në parket.

Pas kësaj ka intervenuar policia duke i larguar tifozët mitrovicas nga palestra.

Me një fjalë, një finale e turpit dhe u harroftë sa më shpejt për faktin se kjo çfarë ngjau sot më së paku është sport dhe shumë e neveritshme kur ndërpriten ndeshje më shumë se 40 minuta.

Nuk është hera e parë që ndërpriten ndeshjet në basketboll, ndaj klubet duhet të punojnë me tifozë dhe duhet të kuptojnë një gjë, se askujt nuk intereson të shoh kësi skena dhe të dëgjojë fyerje ndaj njëri – tjetri në palestër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat