Mehmet, do të na mungosh shumë!

Boksi

Mehmet, do të na mungosh shumë!

Nga: Sylejman Voca Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:10
Mehmet, do të na mungosh shumë!

Me shkas! Edhe zyrtarisht pensionohet ikona e boksit shqiptarë!

Faleminderit kampion, për punēn, mundin, djersën, angazhimin, sakrificën dhe krejt çfarë jepe pēr sport.

Më tepër se gjysmë shekulli ja dedikove boksit, modest i urtë i sinqertë dhe shumë profesional në kētë degë sportive, na e trasove rrugen e sigurt drejt së ardhmes.

Ishim me shumë fat që bashkpunuam më se dy dekada andaj falminderit pēr kshilla, faleminderit për perkrahje, faleminderit për mirëkuptimin tuaj edhe kur gabonim! Sportistët e mëdhenj janë të rrallë e ti ishe dhe do të mbetesh për herë madheshtorë.

Fboxk që nga sot do të jetë më e varfēr, më e zbrazēt sepse vet prezenca juaj në shtepin e sportit i jepte kuptim jetës sportive, lidhe miqësi legjendë me kancelaritë më të fuqishme europiane sportive, prandaj respekt të pa fundmë për juve.

Do të na mungosh shumë! Respekt kampion paq shendet e lumturi e gjith të mirat në vazhdimsi! RESPEKT legjendë Mehmet Bogujevci!

Autori është nënkryetar i Federatës së Boksit të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat