Mayweather sfidon Asakuran më 25 shtator

Boksi

Mayweather sfidon Asakuran më 25 shtator

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 19:16
Mayweather sfidon Asakuran

Ndeshja e radhës e Floyd Mayweather do të jetë kundër luftëtarit MMA dhe YouTuber Mikuru Asakura dhe do të zhvillohet më 25 shtator në Japoni.

Të mërkurën u konfirmua se ylli i pamposhtur i boksit tani do të përballet me Asakura, një ish-kampion i dy divizioneve në MMA.

Përpara se dueli të shpallej në qershor, kishte spekulime se Mayweather mund të tërhiqej nga ringu nda ish-kundërshtarëve Manny Pacquiao ose Conor McGregor.

Konfirmimi i ndeshjes me Asakura, i jep fund shpresave për një revansh të mundshëm nga  McGregor, i cili ishte dueli i fundi që Mayweather e fitoi si profesionist në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat