Usyk dhe Joshua aleancë?

Boksi

Usyk dhe Joshua aleancë?

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:27
Usyk dhe Joshua aleancë?

Boskieri ukrainas Oleksandr Usyk ka ofruar të ndihmojë britanikun Anthony Joshua gjatë fazës përgatitore që ky i fundit do të kryejë për duelin e 3 dhjetorit ndaj Tyson Fury. Usyk e mposhti dy herë Joshua brenda një viti, duke mbajtur titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

“Nëse Anthony ka nevojë për ndihmën time apo për ndonjë këshillë jam gati ta takoj dhe të bisedojmë. Me Joshua kam një marrëdhënie të mirë, pavarësisht se në ring jemi rivalë e duelojmë për fitore. Ajo që ndodh në ring mbetet aty”, u shpreh Oleksandr Usyk, i pamposhtur në ring.

“Unë e kuptoj që Joshua është i mërzitur për humbjen e revanshit.

Ai e donte fitoren ashtu si edhe unë. Gjithsesi, ai nuk duhet të heqë dorë dhe duhet të shohë përpara”, tha më tej ukrainasi. Joshua dhe Fury kanë arritur një marrëveshje për të dueluar mes tyre në Kardif, më 3 dhjetor të këtij vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat