Projektohet dueli i dyfishtë i revanshit mes Mayweather dhe McGregor

Boksi

Projektohet dueli i dyfishtë i revanshit mes Mayweather dhe McGregor

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 13:59
Projektohet dueli i dyfishtë i revanshit mes Mayweather dhe McGregor

Hidhet një hap për realizimin e duelit të ri mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor. Ndeshja e revanshit mes kampionit të botës në boks në pesë kategori të ndryshme dhe “yllit” të UFC-së, por diskutohet prej kohësh nga promotorët e të dy sportistëve.

Bisedimet kanë rifilluar për të fiksuar jo një, por dy duele: fillimisht në një ring boksi dhe më pas në oktagon (MMA). Kontrata, sipas “The Sun”, do të mbyllej për një shifër rekord prej 1.5 miliardë dollarësh.

Mayweather, 45 vjeç, do të debutonte në një garë sipas rregullave të Arteve Marciale të Përziera. Të dyja ndeshjet kërkohen të jenë zyrtare. Në këtë mënyrë, “The Money” do të vinte në rrezik rekordin e tij perfekt prej 50 fitoresh e zero humbjesh.

Nëse kontratat nënshkruhen, vendet e zgjedhura për të dy duelet do të jenë Abu Dhabi dhe Arabia Saudite në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat