Tifozët e braktisin

Boksi

Tifozët e braktisin

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:46
Floyd Mayweather në të majtë

Boksieri amerikan Floyd Mayweather nuk harron se si boksohet dhe pavarësisht moshës 46-vjeçare, arrin të mposhtë briktanikun Aaron Chalmers, ish-sportist i MMA-së.

Dueli “show” mes tyre, me 8 raunde, u zhvillua në “O2 arena” të Londrës.

Gjithsesi, sfida e parë e legjendës amerikane të boksit në ringun anglez ishte një zhgënjim, pasi tifozët thuajse e braktisën, pasi sfida u zhvillua në një stadium bosh.

Edhe pse fansave iu ofrua ulje e madhe çmimi, ata nuk erdhën në stadium.

Mayweather mund ta kishte fituar shumë lehtësisht duelin, por ai vendosi ta çojë atë deri në fund, duke i zhvilluar të 8 raundet.

Të pranishëm vetëm 3 mijë fansa në një stadium me 13 mijë vende, që shijuan dominimin e Mayweather, që prej dias vitesh zhvillon të tilla sfida “show”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat