A i ka mbet hatri Mehmet Bogujevcit?

Boksi

A i ka mbet hatri Mehmet Bogujevcit?

Nga: K. Goca Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:20
Mehmet Bogujevci

Fundi i korrikut të vitit 2021 për Mehmet Bogujevcin ishte edhe fundi i punës së tij si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Bogujevci u pensionua pas dy dekadave nga posti që kishte në federatë dhe që ka arritur gradualisht të vë në binarët e duhur dhe së bashku me Ramadani Selimin, që nuk është më kryetar në këtë institucion, e ndërkombëtarizuan boksin duke e futur në EUBC dhe AIBA.

Madje Selimi ka nxjerrë në sipërfaqe edhe një monografi duke treguar të gjitha peripecitë deri në ndërkombëtarizim dhe kjo monografi është një dokumentacion që do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për të pa rrugëtimin e boksit në periudhën 2001-2017.

Mehmet Bogujevcit i ka mbetur hatri se kohën kur është pensionuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm, nuk iu është organizuar një ceremoni ashtu siç i ka hije një kampioni dhe një personaliteti që mbi dy dekada ishte sekretar i përgjithshëm i federatës.

“Nuk është pak dy dekada të jesh sekretar i përgjithshëm.

Mehmetit i ka mbet hatri goxha shumë sepse të paktën e ka merituar t’i organizohet një ceremoni falënderuese, të paktën një shenjë mirënjohje, të jepet një buçet me lule për të falënderuar sepse nën ombrellën e tij disa ia kanë pa edhe hairin.

As Komiteti Olimpik i Kosovës, nuk e ka organizuar një ceremoni sepse edhe aty ka qenë një kohë sekretar i përgjithshëm.

Hatri më i madh i ka mbet në Federatën e Boksit të Kosovës sepse atë e ngriti lartë, duke i pajisur me të gjitha që ka nevojë një federatë dhe i mësoi si punohet”, tha një burim i afërt me Mehmet Bogujevcin.

Nënkampioni i botës në boksin amator në vitin 1978, Bogujevci, as se pohon dhe as se mohon këtë fakt.

Bogujevci ka qenë alfa dhe omega e kësaj federate, për 20 vitet e fundit por pritet që një ditë të flasë pa dorëza për të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat