​Përfundon ne kaos lufta e boksit mes Mayweather dhe John Gottit

Boksi

​Përfundon ne kaos lufta e boksit mes Mayweather dhe John Gottit

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 10:18
Pamje nga meçi

Lufta e Floyd Mayweather me John Gotti III përfundoi me një përleshje të madhe pasi në përfundim të meçit shumë njerëz u futën në ring duke shkaktuar një kaos të madh.

Gjyqtari Kenny Bayliss e ndaloi luftën në raundin e gjashtë, veprim ky që e nervozoi Gottin, i cili më pas sulmoi 46-vjeçarin Mayweather.

Më pas ringu u vërshua nga anëtarët e ekipeve nga të dyja palët, derisa gjyqtarët provonin ta kontrollonin situatën.

Situata më pastaj u desh të qetësohej nga policia që kërkuan nga tifozët të largoheshin menjëherë nga salla.

Mayweather u tërhoq në vitin 2017 me një rekord prej 50 fitoreve dhe asnjë humbje, por herë pas here zhvillon lufta ndaj yjeve të këtij sporti duke u shfaqur në Youtube dhe rrjetet tjera sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat