Familjarët e Gottit kërcënojnë me jetë fëmijët e Mayweatherit

Boksi

Familjarët e Gottit kërcënojnë me jetë fëmijët e Mayweatherit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:38
Pamje nga mepi i fundit

Motra e boksierit John Gotti, Nicolette Gotti, ka përdorur fjalë shumë të rënda për Floyd Mayweather, pas sherrit që dy luftëtarët patën në ring ditën e diel, në duelin “show” që zhvilluan në Florida.

Ajo ndeshje u mbyll me një sherr masiv mes stafeve të dy boksierëve, ndërkohë që më herët gjyqtari ndali sfidën pasi dy boksierët flisnin shumë në ring.

Në atë sfidë, John Gotti nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të arbitrit. Pasi gjyqtari ndali duelin në raundin e gjashtë (nga 8 të tillë), Gotti shpërtheu në ring dhe nisi të sulmojë Mayweather, gjë që çoi në një përleshje të madhe midis të dy kampeve.

“Floyd Mayweather, tashmë ti je armiku im për gjithë jetën”, shkroi Gotti në Instagram, që më tej vijoi: “Kurrë nuk më mundë dhe skualifikimi i gjyqtarit ishte pa asnjë arsye. Do të shihemi sërish”.

Gotti më pas etiketoi edhe Conor McGregor në mediat sociale dhe tha: “Ne kemi nevojë për rezervë“. Irlandezi gjithashtu boksoi Mayweather dhe humbi, por ajo sfidë nuk pati drama pas përfundimit të saj.

“Floyd Mayweather, vajza juaj u vra nga një kafshë me 12 mama të ndryshme. Kafsha juaj e vogël e cirkut. Ju jeni të gjithë një tufë kafshësh në kopshtin zoologjik”, shtoi motra e Gotti, Nicolette në Instagram.

“Betohem për fëmijët e mi që do të vij për vajzën tuaj, mund të kalojnë dy, tre vjet nga tani, por unë po vij”, tha më tej Nicolette. John dhe Nicolette Gotti janë nipërit e bosit të famshëm mafioz John Gotti, i cili vdiq në burg më shumë se 20 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat