Mehmet Bogujevci: Gazeta “Bota sot” ka ndikuar në popullarizimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit tonë

Boksi

Mehmet Bogujevci: Gazeta “Bota sot” ka ndikuar në popullarizimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit tonë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 13:23
Mehmet Bogujevci

Legjenda e boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci dhe ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Nënkampioni i botës në boksin amator në vitin 1978, tha se “Bota sot” ka ndikuar edhe në ndërkombëtarizimin e sportit tonë.

“Gazeta ‘Bota sot’ ka qenë dhe është një dritare për të pa larg.

Në këtë gazetë kemi pas informata të sakta nga vendi dhe bota, sa i përket sportit vendor dhe atij ndërkombëtar.

Kjo gazetë ka ndikuar në popullarizimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit vendor”, thotë Bogujevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat