Fitore e Ensar Badallajt dhe Flori Taranit 

Boksi

Fitore e Ensar Badallajt dhe Flori Taranit 

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 23:42
Pamje nga meçi

Fitore e Ensar Badallajt dhe Flori Taranit në të tetën e finales të Kampionatin Evropioan për shkollar në Maribor (Slloveni).

“Sot në të tetën e finales në ring u  paraqit 57 kg Ensar Badallaj kundër boksierit sllovak Maximilian Miklas, edhe pse humbi rundin e parë, Badallaj ndryshoi stilin në raundin e dytë  dhe filloj të bokson teknikisht duke dhënë goditje te pastra kundërshtarit sidomos në raundin e tretë ku e dërrmoi kundërshtarin dhe me plot meritë u shpall fitues i këtij dueli”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Në çerekfinale do të pret sprovë e vështirë.

“Me 22 gusht bokson për medalje në çerekfinale kundër boksierit nga Izraeli Kikis Orel.

Në 60 kg Flori Tarani boksoi ndaj kroatit Niko Vukoviq. Ai filloi me mençuri të udhëheq luftën dhe fitoi dy raundet e para, edhe pse raundën e tretë e humbi i mjaftuan dy raundet qe të shpallet fitues dhe të kualifikohet në çerekfinale në luftë për medalje, ku do të boksoj me 22 gusht  Arsen Karapetyan nga Armenia”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat