Kur Xhevdet Peci u rrethua nga milicia dhe sigurimi ish jugosllav! Gati i doli flaka këtij qyteti 

Boksi

Kur Xhevdet Peci u rrethua nga milicia dhe sigurimi ish jugosllav! Gati i doli flaka këtij qyteti 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 shtator 2023 Në ora: 14:28
Pamje e vitit 1985, kur milicia ish jugosllave rrethoi Xhevdet Pecin, në prapavijë Sefedin Braha

Legjenda e boksit, Xhevdet Peci, po Xhevdet Peci, i madhi Xhevdet Peci, e askush tjetër, një patriot që nuk e kishte shoqin, i erdhën në maje të hundës hilet e gjyqtarëve ish jugosllavë.

I papërsëritshmi Xhevdet Peci, i dha grushtin ish jugosllavëve. 

Prishtina ishte shndërruar në një furtunë që nuk ndalej dot, klubet ish jugosllave, nga Beogradi, Sarajeva, Rijeka, Banjalluka, Novi Sadi, Topliçanin etj. kur dëgjonin emrin e Prishtinës dhe Xhevdet Peci, thuajse i kapte paniku një javë më herët para duelit, “Po vjen Prishtina e madhe”.

Image

Lah NImani duke tentuar që të ndalojë Xhevdet Pecin gjatë rrahjes së gjyqtarit famëkeq, Zhivkoviq

Në vitin 1985, në Podgoricë (atë kohë në Titograd), gati i doli flaka! Prishtina dhe Xhevdet Peci nuk duroheshin nga ish jugosllavët!

Një farë gjyqtari Zhivkoviq e kishte një mision famëkeq, për të dëmtuar Prishtinën dhe Xhevdet Pecin. 

Hilet e tij ishin të padurueshëm, sa grushti i hekurt lere që e rrahu boksierin e Buduçnostit por edhe gjyqtarin, se ndryshe nuk merrni vesh qarqet ish jugosllave. 

Gjuhën e vetme qarqe ish jugosllave e kuptonin vetën grushtin! 

Xhevdet Peci rrahu Zhivkoviqn, rrëmujë në ring e jashtë saj. 

Milicia dhe sigurimi ish jugosllav rrethojnë Xhevdet Pecin dhe edhe Prishtinën, duke i marrë në mbrojtje sepse tifozët donin t’i hanin për së gjalli!

Prishtina me kapitenin Xhevdet Pecin dhe trajnerin më të madh shqiptar, Lah Nimani, së bashku me Sefedin Brahën, nuk mërziteshin nga kërcënimet dhe ishin në gjendje të rriheshin edhe me mijëra tifozë në palestër.

Prishtina me Xhevdet Pecin në një formë i shpalli luftë ish jugosllavëve, hileqarëve.     

Milicia malazeze, ish jugosllave, nën masa të rrepta e përcolli Prishtinën deri në Kollashin për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

“Bogdan Kecman, ish boksier i Prishtinës, ka pasur gisht politikisht kundër nesh. Boban Kecman ka qenë njeri më i afër i Sllobodan Millosheviqit. Kecman hakmerrej ndaj klubit Prishtina, vetëm se ishim shqiptar dhe mos të jemi të parët.

Pas kësaj me suspenduan përjetë. Menjëherë pas kësaj në Prishtinë mbahej Kampionati Ballkanik, strukturat e atëhershme me thanë: Xhevdet, eja bokso e ta heqim dënimin! Unë refuzova dhe këtu kishte marrë fund karriera ime”, kështu deklaruar Xhevdet Peci për gazetën kombëtare “Bota sot” me 8 gusht të vitit 2018.

Prishtina e humbi meçin me rezultat zyrtar 20:0, u përjashtuan nga liga dhe Xhevdet Peci u përjashtua përjetë.

Ky ishte skenari që u realizua nga Beogradi dhe ish jugosllavët sepse ndryshe nuk ndalej Prishtina e madhe me të madhin Xhevdet Peci.

Legjenda Xhevdet Peci ka ndërruar jetë më 9 maj të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat