Rudaj: Në Malishevë për të shkruar historinë

Boksi

Rudaj: Në Malishevë për të shkruar historinë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 22:55
Rudaj

Më 11 nëntor të vitit 2023 në qytetin e Malishevës do të zhvillohet një spektakël i vërtet në sportin e Muay Thai-t ku përveç sportit do të ketë edhe program të pasur artistik ku edhe do të paraqiten edhe disa emra të njohur të estradës shqiptare, ndërkohë që aty nuk do të mungojnë edhe valët popullore. 

E gjithë kjo zhvillohet vetëm për një arsye, sepse në ndeshjen e mbrëmjes do të paraqitet tani më kampioni i shumë titujve botëror Luan Rudaj i cili kësaj radhe do të luftoj për 2 tituj botëror A.F.S.O dhe W.T.K.A në Super Pro Ëorld Champion. 

Sipas organizatorëve janë parapa vetëm 3 ndeshje dhe e njejta ekskluzivisht po mbështetet nga Komuna e Malishevës në krye me kryetarin Ekrem Kastrati i cili para disa ditëve doli me një postim në faqet sociale që thoshte “Me krenari ju njoftojmë se Komuna e Malishevës ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara ndërkombëtare, që Kampioni Botëror i Muay Thai, Luan Rudaj, të mbrojë titullin e tij, më 11 Nëntor 2023 në Palestrën e Sporteve "Habib Zogaj", në Malishevë.

Një moment i veçantë, pa dyshim, do të jetë pjesëmarrja kryesore e bashkëvendësit tonë, Luan Rudaj, i cili do të mbrojë titullin botëror në këtë sport, e me të cilin jemi shumë krenar. Kjo është ngjarja më e madhe sportive që do të zhvillohet në Malishevë, ku qyteti ynë do të jetë vendi mikpritës i ardhuruesve të këtij sporti nga vendet e ndryshme të botës”.

Nga ana tjetër, Luani qysh nga fillimi nuk I ka shpreh emocionet e tija që pas një karriere të shndritshme në arenën ndërkombëtare, më në fund atij po i jepet rasti që të luftoj në vendlindjen e tij, dhe për këtë falënderon shumë Komunën e Malishevës që ia ka pranuar projektin.

“Së pari, falënderoj Zotin për të gjitha bekimet në jetën time. Falënderim i veçantë për Kryetarin tonë të dashur, Ekrem Kastrati , për mbështetjen e tij të palodhshme!

Me besim, unë shoh përpara në mbështetjen e madhe që kam marrë nga vendi im dhe ndjehem i nderuar që të luftoj këtë betejë kyçe të karrierës sime para jush. Do të fitojmë këtë betejë së bashku dhe do të shkruajmë histori.

Drejt një të ardhmeje të ndritshme, Do të mbroj titullin tim botëror kundër një kundërshtari shumë të fortë, i cili do të bëhet i njohur publikisht shumë shpejt, dhe në të njëjtën kohë do të luftoj për titullin e Super Pro World Champion të të dyja federative A.F.S.O dhe W.T.K.A! Ky është një trofe i madh për të cilin do të bëj gjithçka për ta arritur.  

Ju pres të gjithëve në sallën “Habib Zogaj” në Malishevë për të shkruar së bashku historinë e suksesit”, tha Rudaj. Cekim se ky spektakël do te mund te ndiqet nga secili pasi i njejti do ti mundësohet shikuesve te shikojnë pa pagesë, sepse hyrja do jete falas.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat