Pacquiao konfirmon revanshin me Mayweatherin

Boksi

Pacquiao konfirmon revanshin me Mayweatherin

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:49
Pamje nga një meç

Ish-boksieri filipinas Manny Pacquiao ka deklaruar se  ka rënë dakord të duelojë me rivalin e vjetër Floyd Mayweather, në një sfidë “show”, që do të zhvillohet këtë vit. Filipinasi u shfaq në ring në eventin RIZIN MMA në Saitama Super Arena në Japoni, ku dhe bëri deklaratën e bujshme.

“Këtë vit shpresoj t’ju shoh përsëri në Japoni me një sfidë të madhe kundër Floyd Mayweather.

Unë jam i emocionuar për këtë. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj në RIZIN të gjitha këto promovime”, tha Pacquiao për fansat, ku dha lajmin e duelit me boksierin e pamposhtur amerikan.

Të dy sportistët janë tërhequr nga sporti, por prej vitesh bëjnë duele “show”. Madje Mayweather ka boksuar dy herë pas tërheqjes nën flamurin RIZIN. Ndërkohë që, edhe Pacquiao ka zhvilluar të tilla duele dhe ka planifikuar një tjetër më 20 prill.

Ty ikonat e boksit janë përballur një herë në ring në vitin 2015, me Mayweather që fitoi me vendim unanim ndaj Pacquiao, në duelin më të ndjekur të historisë së boksit.

Edhe herë të tjera filipinasi ka deklaruar se do të përballet me Mayweather, por asnjëherë nuk është zhvilluar ky revansh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat