Boksieri i famshëm shqiptar ka një paralajmërim: Do të pendohet

Boksi

Boksieri i famshëm shqiptar ka një paralajmërim: Do të pendohet

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:53
Florian Marku e Chris Kongo

Boksieri shqiptar i kategorisë velter Florian Marku do të përballet me britanikun Chris Kongo në mars të këtij viti, raporton “Sky Sports”.

Dy boksierët janë pajtuar të përballen mes vete.

Ata kishin pasur një konfrontim mes vete në një konferencë për media në gusht të vitit të kaluar.

“Ai donte që ta shihnin njerëzit. E dija se e donte këtë përballje.

Unë i thashë atij ‘së pari mposhti ata që të kanë mposhtur’ e më pas eja të flasim.

Ai nuk po largohej dhe unë e shtyva”, ka sqaruar Marku.

Marku në boksin profesionist ka 13 fitore (8 KO) dhe një barazim.

Meçin e fundit ai e zhvilloi në shtator të vitit të kaluar, kur e nokautoi irlandezin Dylan Moran qysh pas 54 sekondave.

Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje. Ai humbjen e fundit e regjistroi në janar të vitit të kaluar. U mposht me pikë pas 12 rundeve nga Ekow Essuman në luftën për disa tituj, përfshirë edhe IBF European dhe WBC International.

“Ai, siç është temperament, më shtyu.

Mund të vinte te një përleshje, por sigurimi ndërhyri. Jam i entuziazmuar që është arritur dakordimi për të boksuar.

Kjo është ajo që doja, kjo është ajo që donin tifozët dhe do t’ua ofrojmë këtë.

Është meç i mirë.

Tash ai nuk ka se ku të shkojë. Ai duhet të luftojë me mua apo me këdo në Top 10 të Britanisë”, ka thënë Kongo.

“Është mirë të ndeshet me mua tash, pasi kemi ndërtuar një raport”.

Por, Marku ka një paralajmërim për Kongon: “Ai do të pendohet. Do të pendohet që zgjodhi të përballet me mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat