Thyen me grushte xhamat e një dyqani

Boksi

Thyen me grushte xhamat e një dyqani

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 19:24
Anthony Joshua

Kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua ka thyer me grushte xhamat e një dyqani në Amsterdam, një gjest disi surprizë i tij. Po kjo ka ndodhur gjatë ceremonisë së hapjes së dyqanit të kompanisë “Under Armour” në qytetin holandez.

Kjo kompani amerikane është një nga sponsorët e boksierit britanik, ndaj kjo prani e Joshua në Amsterdam ishte e planifikuar, si pjesë e kontratës.

Joshua, në prani të mjaft personazheve të njohur si dhe fansave në Amsterdam, ka veshur dorezat dhe ka thyer xhamat e dyqanit, duke uruar që ai të ketë sa më shumë shitje. Boksieri 28-vjeçar ka postuar më pas një video në faqen e tij zyrtare “Instagram” nga ky moment. “Nganjëherë mjafton një grusht. Krenar që isha unë kumbari i këtij dyqani”, shkruan Joshua, që ende nuk di se cili do të jetë rivali i radhës në ring.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat