Briggs rikthehet në ring vitin tjetër dhe shënjestron rekordin e Foreman

Boksi

Briggs rikthehet në ring vitin tjetër dhe shënjestron rekordin e Foreman

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 10:02
Boksieri amerikan Briggs

Shannon Briggs, 2 herë ish-kampioni i botës në peshat e rënda, ka deklaruar se do të rikthehet vitin tjetër në ring, pasi të përfundojë pezullimi për përdorim dopingu. Boksieri 46-vjeçar amerikan shpresopn që të bëhet më i vjetri që shpallet sërish kampion bote në këtë kategori, duke shpresuar që të thyejë rekordin e George Foreman, që u shpall kampion në moshën 45-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që po rikthehem në stërvitje dhe dëshiroj që të ngjitem sërish në ring vitin tjetër. Ky vit ka qenë shumë i vështirë për mua, kam përshkuar një rrugë të gjatë, me shumë pengesa dhe kthesa, por kam luftuar fort dhe tani ndihem në formë, gati për një të ardhme tjetër”, tha Briggs.

Briggs u dënua me 6 muaj pezullim nga aktivitetet nga WBA-ja, pasi nuk arriti të kalojë me sukses një test antidopingu që u zhvillua pak kohë para duelit që duhej të zhvillonte në qershor (nivele të larta të testosterone). Amerikani duhej të duelonte ndaj Fres Oëuedo për një titull “dytësor” të peshave të rënda në kategorinë WBA.

Tashmë pezullimi 6 mujor ka përfunduar dhe ai synon të rikthehet në ring. Briggs është shpallur dy herë kampion bote në peshat e rënda, fillimisht në vitin 1997 (në kategorinë WBC) dhe më pas në vitin 2006 (në kategorinë WBO). Ai pati shansin të merrte titullin edhe në vitin 2010, por u mund nga Vitali Klitschko, ndërkohë që sfida e fundit në ring për të është në maj 2016, kur mundi Emilio Zarate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat