Pacquiao rikthehet në ring në prill, duel me Mike Alvarado

Boksi

Pacquiao rikthehet në ring në prill, duel me Mike Alvarado

Më: 5 janar 2018 Në ora: 16:56
Manny Pacquiao

Boksieri filipinas Manny Pacquiao mund të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë WBO në peshën “welter”, Mike Alvarado, duel që mund të zhvillohet në Meksikë, në prillin e këtij viti. Një duel që do të jetë si nxehmje për legjendarin Pacquiao, që në moshën 39-vjeçare synon të shpallet sërish kampion bote. Pacquiao do ta shfrytëzojë këtë sfidë si një trampolinë për të dueluar më pas, në pjesën e dytë të 2018-ës, ndaj fituesit të sfidës mes Jeff Horn dhe Terence Crawford.

Dueli mes Pacquiao dhe 37-vjeçarit Alvarado ishte piketuar për t’u zhvilluar në vitin 2012, por amerikani pësoi asokohe humbjen e parë në karrierë dhe kjo sfidë nuk u zhvillua. Por tashmë duket se janë krijuar sërish mundësitë që kjo përballje të zhvillohet. Alvarado në karrierën e tij regjistron 38 fitore dhe 4 humbje, ndërsa Pacquiao ka 59 fitore, 7 humbje dhe 2 sfida të mbyllura në barazim. Ndaj kjo përballje konsiderohet si tepër e fortë dhe një nga duelet më interesante për t’u ndjekur gjatë 2018-ës.

Image

 

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat