Joshua rikthehet në “Wembley”

Boksi

Joshua rikthehet në “Wembley”

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 18:00
Joshua rikthehet në “Wembley”

Anthony Joshua ka vendosur të rikthehet të boksojë në tempullin e futbollit, në stadiumin  “Wembley”, ku do të zhvillojë dy sfidat e tij të radhës, fillimisht më 23 shtator dhe më pas më 12 prill të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik, kampion i botës në peshën e rëndë. Joshua ka vendosur kështu të “braktisë” stadiumin e “Principality” në Kardif, ku zhvilloi dy duelet e fundit, për t’u rikthyer në Londër. Më 23 shtator, britaniku pritet të mbrojë para 90 mijë shikuesve titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBO dhe WBA ndaj rusit Alexander Povetkin, i mandatuar nga WBA-ja.

Joshua, i pamposhtur në ring, për disa muaj me radhë zhvilloi negociata me një tjetër boksier kampion bote, amerikanin Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC), por bisedimet nuk u mbyllën me sukses. Por kjo sdidë, që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë, mund të zhvillohet në prillin e 2019-ës. Por më 12 prill të vitit të ardhshëm mund të zhvillohet edhe një derbi britanik me Tyson Fury, një tjetër personazh karizmatik i peshave të rënda, i pamposhtur në karrierën e tij.

“Jam rritur në pjesën veriore të Londrës dhe ajri i këtij qyteti është në gjakun tim. Do të dueloj në një vend unik si “Wembley”, një mundësi që nuk ndodh shpesh në karrierën e një boksieri. Madje pata fat që aty të zhvilloj dy përballje magjike”, tha Joshua, që është gati të tregojë se nuk i mban kot titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat