Është vendosur që të zhvillohet revanshi ndërmjet Dillian Whyte dhe Dereck Chisora.
Sky Sports raporton se ky duel do të zhvillohet me datën 22 dhjetor.
Dueli i parë, i zhvilluara para dy viteve, përfundoi me fitoren e 30 vjeçarit Whyte.
Dueli në “Manchester Arena” ishte spektakolar dhe ishte garues për çmimin “dueli i vitit”.
Whyte ka thënë se beson që do ta nokautoj Chisoran për të shënuar tjetër fitore ndaj tij.
Chisora në anën tjetër ka thënë se e ka në dorë fatin e tij dhe 22 dhjetori do të jetë luftë e vërtetë.