Sampaoli kërkon të marrë Vidalin

Futboll

Sampaoli kërkon të marrë Vidalin

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:52
Sampaoli kërkon të marrë Vidalin

Aventura e Arturo Vidalit tek Interi mund të përfundojë në fund të sezonit. 33-vjeçari ndiqet me interes nga trajneri i Marsejës, Jorge Sampaoli, i cili e ka stërvitur edhe më parë futbollistin, kur drejtonte kombëtaren e Kilit.

Numri 1 i stolit të skuadrës francez e njeh shumë mirë Vidalin për këtë arsye kërkon ta marrë edhe në Ligue 1.

Mesfushori aktualisht ka kontratë deri në fund të sezonit me zikaltrit me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, por duke parë që Conte ka rigjetur Eriksenin, i cili po bën një punë të mire.

Vidal mund të vendosë t’i bashkohet Sampaolit në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat