Ditë të vështira për Conten

Futboll

Ditë të vështira për Conten

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:49
Ditë të vështira për Conten

Disa javë më parë Antonio Conte firmosi për një vit e gjysmë me Tottenham duke marrë drejtimin e skuadrës londineze pas aventurës me Interin ku sezonin e shkuar u shpall kampion Italie.

Megjithatë rezultatet e Contes me Tottenham në këto dy muaj e gjysmë nuk ka përmbushur plotësisht pritshmëritë e drejtuesve të Spurs dhe ato të presidentit Daniel Levy. Eliminimi në gjysmëfinalet e Carabao Cup ka lënë një shije të hidhur te numri 1 i Tottenham pasi skuadra u mposht dy herë nga Chelsea dhe në ishull për momentin as që e mendojnë t’i ofrojnë rinovimin e kontratës trajnerit italian.

Conte për momentin nuk jep garanci. I pyetur mbi këtë çështje në konferencën për shtyp para derbit të Londrës Veriore ndaj Arsenalit që do të luhet këtë të dielë, Conte theksoi se për momentin qëndrimi në stolin e Tottenham për 18 muaj është zgjidhja më e mirë për të gjithë.

Në 14 ndeshjet e para me Tottenham në të gjitha kompeticionet Conte numëron 8 fitore 3 barazime dhe 3 humbje. Në Premier League, Spurs pozicionohen të 6-ët për momentin me 33 pikë, 4 më pak se West Ham i vendit të 4-t, por Tottenham ka 3 ndeshje më shumë për të luajtur se skuadra e David Moyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat