Gjoka emërohet në krye të pankinës

Futboll

Gjoka emërohet në krye të pankinës

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 20:04
Gjoka emërohet në krye të pankinës

Ernest Gjoka i ka dhënë fund pushimeve dhe ka gjetur një ekip të ri për të vijuar karrierën e tij.

Trajneri që u shpall kampion me Kukësin në Superiore tashmë do të nisë një aventurë larg Shqipërisë.

Gjoka është emëruar në krye të pankinës së Ohod Medinës.

Ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës do të stërvisë në Arabinë Saudite, ku e pret një mision i vështirë për të ngjitur ekipin në elitë.

Ohod Medina aktualisht ka grumbulluar 5 pikë në 5 javët e para të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat