Djali i Perishiç ngushëllon Neymarin

Futboll

Djali i Perishiç ngushëllon Neymarin

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 22:16
Djali i Perishiç ngushëllon Neymarin

Nëse lojtarët e Brazilit e kanë mbyllur me lot pjesëmarrjen në këtë Botëror duke dalë me penallti përballë Kroacisë, nga ana tjetër kishte festë të ballkanasve në fushën e lojës.

Lojtarët kanë mbledhur aty edhe familjarët e tyre, duke kërkuar që të përjetojnë momente të paharrueshme pas një suksesi historik.

Por në mes të kësaj feste, ka rënë në sy një veprim i veçantë i Leos, djalit të Ivan Perishiç. Ai është shkëputur nga pjesa tjetër e delegacionit kroat në fushën e lojës dhe ka vrapuar drejt Nejmar i cili ishte i dëshpëruar në mes të fushës, përkrah Dani Alvesh.

Djaloshi ka përshëndetur dhe ka përqafuar yllin brazilian, për t’u kthyer më pas të festonte me babain e tij arritjen për të dytin edicion radhazi mes katër skuadrave më të mira të Kupës së Botës.

Pamjet e këtij takimi kanë bërë xhiron e rrjetit për këtë gjest domethënës të djaloshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat