Mesut Ozil, nis karrierën politike

Futboll

Mesut Ozil, nis karrierën politike

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:27
Mesut Ozil

Mesut Ozil së fundmi i tha lamtumirë futbollit, por tashmë ka gjetur diçka për të bërë në pension.

Sipas gazetës “Turkiye”, ish-lojtari i kombëtares gjermane ka vendosur të bëhet kandidat për parlamentin turk.

Burimi shton se Ozil do të bëhet kandidati i partisë në pushtet, të udhëhequr nga Reçep Tajip Erdogan, presidenti aktual i Republikës së Turqisë.

Pikëpamjet politike të Mesutit janë prej kohësh të njohura për publikun. Erdogan ishte edhe në dasmën e legjendës së Real Madridit dhe Arsenalit.

Në vitin 2020, mesfushori u transferua nga Arsenali  te Fenerbahçe dhe klubi i fundit i lojtarit ishte Stambolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat