Alonso, një tjetër kandidat për trajner të Tottenhamit

Futboll

Alonso, një tjetër kandidat për trajner të Tottenhamit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:55
Xabi Alonso

Ish-ylli i Real Madridit, Xabi Alonso është një tjetër kandidat për postin e trajnerit të Tottenhamit.

‘Spurs’ janë në kërkim të një pasuesi të Antonio Contes, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga kreu i bankinës së skuadrës së Tottenhamit.

Tekniku spanjolli, i cili ka luajtur edhe për Bayern Munich dhe Liverpool gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, aktualisht është në krye të Bayer Leverkusen.

Alonso, i cili po bën një punë të mirë tek Leverkuseni, sipas medieve britanike, është kandidat i mundshëm për të marrë ‘timonin’ e Tottenhamit.

Alonso i bashkohet Mauricio Pochettino-s dhe Julian Nagelsmann për trajner të ‘Spurs’ për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat