Ja topi me të cilin do të luhet në Stamboll

Futboll

Ja topi me të cilin do të luhet në Stamboll

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:13
Topi i finales së Championsit

Kanë mbetur edhe 2 dietë nga finalja e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Interit, teksa dy skuadrat po bëjnë përgatitjet e fundit për këtë takim.

Veç skuadrave, edhe UEFA po përgatit finalen në detaje, teksa Stambolli tashmë është mbuluar me ngjyrat e Championsit.

Topi i finales së Championsit për këtë sezon, ka detaje nga topi me të cilin është luajtur finalja në sezonin 2004-2005, aty ku Liverpuli përmbyste Milanin me rezultatin 3-2, duke fituar Championsin. Ngjyra e  arit në top, simbolizon historinë e qytetit, ndërkohë që ngjyra e argjendit simbolizon trofeun e Ligës së Kampioneve.

Ashtu siç është traditë, topi do të ketë edhe yjet që do të jenë të bardhë dhe mënyra e lidhjes së tyre, simbolizon urat që lidhin Europën me Azinë, që ndodhen në Stamboll. Që nga viti 2001, topat e Championsit janë prodhim i kompanisë ADIDAS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat