Kane të Bayern Munih? Flet Tuchel

Futboll

Kane të Bayern Munih? Flet Tuchel

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:53
Tuchel e Kane

Transferimi i yllit të Tottenhamit, Harry Kane te Bayern Munich raportohet se është vetëm çështje orësh.

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, sipas medieve të huaja, karrierën do ta vazhdojë tek gjiganti gjerman.

Trajneri i “Bavarezëve” Thomas Tuchel, ka folur rreth transferimit të Kane. Strategu gjerman thotë se është duke u punuar për transferimin e asit të “Spurs”.

“Sigurisht ju dini më shumë se unë se ku gjendet ai dhe se çfarë po bën.

Ne jemi duke punuar në të, nuk është sekrete, por derisa nuk ka ndonjë vendim, unë nuk mund të them asgjë”, ka thënë Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat