Nuk ka fitore për Parisin

Futboll

Nuk ka fitore për Parisin

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 23:24
Pamje nga ndeshja

Paris Saint-Germain nuk ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë të Ligue 1 kundër Lorient. Skuadra e Luis Henrique edhe pse e dominoi ndeshjen nuk arriti që ta rrezikojë pothuajse asnjëherë seriozisht portën kundërshtare.

Paris Saint-Germain e ka nisur me një barazim 0-0 sezonin e ri në Ligue 1 ku ka barazuar kundër skuadrës Lorient.

Luis Enrique e nisi këtë ndeshje me një ekip pothuajse të ri, derisa që në qershor nga PSG u largua Lionel Messi, Kylian Mbappe është ngrirë nga skuadra franceze derisa sulmuesi tjetër i kësaj skuadre, Neymar, ka kërkuar largimin.

Kështu, rasti i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e tetë me sulmuesin e ri, të sapoblerë të Parisit, Gonçalo Ramos që bëri një goditje me vole por që u prit nga portieri Lorientit.

Lorient ka mundur lehtë të kalojë në epërsi në minutën e 42-të kur Laurent Abergel ishte në pozitë të mirë për të goditur dhe e bëri këtë por që topi goditi vetëm shtyllën e djathtë të portës së Donnarummës.

Në pjesën e dytë pati një lojë të zbehtë nga të dyja skuadrat, të cilat nuk krijuan shumë dhe në fund u ndanë me rezultat 0-0.

Në xhiron e dytë Paris Saint-Germain do të jetë mysafirë i Toulouse derisa Lorient pret në shtëpi skuadrën e Nice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat