Maignan ikërkon klubit kuqezi një rrogë të mirë

Futboll

Maignan ikërkon klubit kuqezi një rrogë të mirë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:41
Maignan

“Ky nuk është momenti i duhur për të folur për rinovimin e kontratës”.

Kështu pat deklaruar pak kohë më parë portieri francez i Milan, Mike Maignan. Gjithsesi, duket se mes palëve diçka ka ndryshuar, pasi disa pengesa janë shfaqur pavarësisht dëshirës për të diskutuar për të ardhmen.

Një nga pengesat e këtij rinovimi quhet “Bayern Mynih”, që ka hedhur sytë nga portieri francez. Maignan i ka kërkuar klubit kuqezi një rrogë të mirë prej 8 milionë eurosh në sezon. Një shumë që është gati trefishi i asaj aktuale, pasi Maignan arkëton 2.8 milionë euro në sezon.

Kërkesa e portierit 28-vjeçar është disi e lartë për arkën e klubit kuqezi, ndaj dhe ekipet rivale duan të përfitojnë nga situata. Te Milan duan ta mbajnë sa më gjatë, por në rast se vjen një ofertë e mirë, siç ndodhi me Sandro Tonali, gjithçka mund të ndodhë me Maignan.

Bayern Mynih e ka futur në listën e të preferuarve Maignan, si zëvendësuesin e Manuel Neuer.

Kërkesa prej 8 milionë eurosh është e lartë, teksa edhe Rafael Leao paguhet më pak, 7 milionë euro në sezon. Atë kërkesë Bayern Mynih mund t’ia plotësojë, ndaj situata me portierin francez mund të ndryshojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat