Manchester United-Fulham, formacionet zyrtare

Futboll

Manchester United-Fulham, formacionet zyrtare

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 15:16
Armando Broja

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Old Trafford” do të jetë nikoqir i përballjes interesante mes Manchester United dhe Fulham, e vlefshme kjo për xhiron e 26 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, United e mposhti Lutonin 2:1, kurse Fulhami pësoi humbje 2:1 nga Aston Villa.

Momentalisht, United zë vendin e gjashtë në tabelë në kuotën e 44 pikëve, krahas Fulhamit që renditet i 12 me 29 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Hojlund, Malacia, Martial, Martinez, Mount, Shaw dhe Wan-Bissaka, kurse te Fulhami mungojnë Jimenez, Palhinha dhe Willian.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë, ndërsa ylli shqiptar, Armando Broja, e nis ndeshjen në bankën rezervë te Fulhami.

Manchester United (4-2-3-1): Onana; Lindelof, Maguire, Varane, Dalot; Casemiro, Mainoo; Forson, Fernandes, Garnacho; Rashford

Fulham (4-2-3-1): Leno; Robinson, Bassey, Adarabioyo, Castagne; Lukic, Reed; Iwobi, Pereira, Wilson; Rodrigo Muniz 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat