Pogradeci merr kreun

Futboll

Pogradeci merr kreun

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 15-të të grupit B në Kategorinë e Dytë.

Pogradeci ka mundur 1-0 Orikun dhe pas këtij suksesi është ngjitur në krye të renditjes në kuotën e 36 pikëve (kujtojmë që Luftëtari ishte pushim këtë javë dhe mbetet 34 pikë).

Shkumbini ka arritur një fitore të thellë dhe të çmuar në transfertë, pasi ka mundur me rezultatin 4-1 Labërinë. Peqinasit konsolidojnë vendin e tretë në renditje pas këtij triumfi.

Nuk gabon në shtëpi Butrinti që mposht me rezultatin 4-1 Maliqin. Edhe Delvina fiton me rezultatin e thellë 4-1 përballë Këlcyrës, ndërsa Turbina fiton në transfertë 3-2 përballë Devollit.

Kategoria e Dytë –Grupi A – Java e 15-të

Pogradeci-Oriku 1-0

Butrinti-Maliqi 4-1

Devolli-Turbina 2-3

Delvina-Këlcyra 4-1

Labëria-Shkumbini 1-4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat