Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës, mbështet Juan Jesus

Futboll

Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës, mbështet Juan Jesus

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:25
Ze Maria

Për çështjen Acerbi ka pasur demonstrime afrimi ndaj Juan Jesus, sidomos pas vendimit të drejtësisë sportive italiane që e çliroi plotësisht nag akuzat për racizëm mbrojtësin e Interit. Edhe Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës, foli për këtë rast, duke qëndruar në krah të bashkatdhetarit të tij brazilian dhe kujtuar një episod që ka përjetuar.

Këto janë fjalët e ish-lojtarit të Perugias dhe Interit për “Radio Kiss Kiss Napoli”: “Rasti Acerbi-Juan Jesus? Jam i habitur që këto gjëra ndodhin ende mes kolegëve dhe në botën e sotme të futbollit. Ne gjithmonë predikojmë se ka vëllazëri mes lojtarëve, pastaj i shohim këto gjëra. Jemi të gjithë të mirë në të folur, por jo aq në të vepruar.

Napoli ka të drejtë që reagon në këtë mënyrë dhe mbron Juan Jesus. Disa herë e kam parë Juan të zemërohet, ai foli me arbitrin, që sigurisht e dëgjoi. Dhe nëse nuk e dëgjoi, sigurisht e pa Acerbin duke kërkuar falje. Nëse kërkoi falje, për çfarë e bëri meqë nuk paska pasur fyerje raciste? Acerbi thjesht duhej të raportonte të vërtetën, të raportonte atë që kishte thënë”.

Duke folur për eksperiencën e tij personale, Ze Maria shtoi: “Më ka ndodhur që disa fansa të mos më donin për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kur më duhej të shkoja në Verona dhe lajmi doli në gazeta, agjenti im ishte Pastorello.  Ai më paralajmëroi për reagimin e tifozëve të Hellas kundër meje. Në atë moment nuk isha më i interesuar të shkoja atje.

Kur doli çështja “Maignan”, takova Thuram dhe figura të tjera të futbollit, që ishin viktima të racizmit, dhe ramë dakord të merrnim guximin të denonconim. Duhej të kishim forcë të largoheshim nga fusha, ndoshta edhe duke u përpjekur të kishim mbështetjen e kundërshtarëve tanë. Do të kishim dhënë një sinjal shumë të rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat