Ditë e veçantë për Zhegrovën

Futboll

Ditë e veçantë për Zhegrovën

Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:10
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova feston sot ditëlindjen.

Ylli në ngritje i Kosovës sot mbushi 25-vjeç.

Me këtë rast, klubi i Lille i bëri sulmuesit një urim të veçantë në rrjetet sociale.

“Është dita jote Edon. Ai që ju dha Derbin të premten, sot mbush 25-vjeç”, thuhet në postimin e tij.

Kujtojmë se Zhegrova po kalon një formë fantastike këtë sezon me skuadrën franceze.

Ai ka regjistruar 39 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka shtuar 9 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat