Vardari-Shkëndija, pa tifozët tetovarë!

Futboll

Vardari-Shkëndija, pa tifozët tetovarë!

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 17:49

Ndeshja e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës njejtë si në të kaluarën do të luhet pa praninë e tifozëve të skuadrës mysafire, në këtë rast Shkëndijës. Organizatori me kërkesë të MPB-së në shitjen e biletave blerësve do tu kërkojë dokument identifikimi.

Shkëndija të dielën në Shkup kundër Vardarit nuk do të ketë mbështetjen e publikut. Sipas praktikës nga e kaluara, me rekomandim të Ministrisë për Punë të Brendshme, FFM dhe skuadra organizatore e ndeshjes, në këtë rast Vardari njoftojnë se ndalohet prania e tifozëve të ekipit mysafir. Vendimi merret për shkaqe sigurie pasi ndeshja është shpallur me rrezikshmëri të lartë, posaçërisht tani kur stadiumi në Shkup është dukë pësuar intervenime në infrastrukturë. Sipas njoftimit të organizatorëve të ndeshjes, shitja e biletave do të bëhet me tregimin e dokumentit të identifikimit nga ana e blerësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat